Wednesday, 13. May 2026
Sport

Momente të frikshme për fituesin e tripletës me Interin, përfundon në spital pas djegieve në trup

GS 17/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-mbrojtësi i Interit, Lucio përjetoi momente frike për shkak të disa djegieve të pësuara pas një aksidenti në shtëpi. 47 vjeçari ndodhet në kujdes intensiv në një spital në Brazil, ndërsa dinamika e aksidentit nuk është ende e qartë. lucio“Spitali i Brasilias raporton se Lucimar Ferreira, “Lúcio”, ish-mbrojtës i ekipit kombëtar brazilian të futbollit, u shtrua në spital dje për djegie. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe nën kujdesin e një ekipi multidisiplinar; ai po merr monitorim të specializuar mjekësor për trajtimin e djegieve”, është njoftimi i bërë nga spitali.

Ai ka qenë pjesë e skuadrës në vitin 2010-të, kur Interi fitoi tripletën nën drejtimin e Zhoze Murinjos. Lucio ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Bajernit dhe Juventusit ndërsa u tërhoq nga futbolli në vitin 2020.

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: