• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moriero: E pranojmë me keqardhje rezultatin, luajtëm me kokën lart

14/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Francesco Moriero, trajner i Laçit, në analizën pas ndeshjes lavdëroi lojën e skuadrës së tij në tërësi, por e pranoi se gabimet individuale e ndëshkuan.

“Nuk kemi bërë asgjë të gabuar, kemi luajtur ndeshjen ballëhapur, për fat të keq erdhën dy gola për pavëmendjen tonë. Pranohen humbjet, edhe pse mund të bënim diçka më shumë. Por e pranojmë rezultatin, me keqardhje, por e pranojmë.

Ajo që më interesonte ishte sjellja e skuadrës e cila ka luajtur gjithmonë me kokën lart. Iu afruam edhe barazimit, humbjet e bëjnë të rritet një skuadër të re. Ne nuk mund të gabojmë në asnjë ndeshje në këto momente, se na e kërkon klasifikimi. Nuk është absolutisht e thjeshtë, por po bëjmë maksimumin për të dalë nga kjo zonë ku gjendemi. Skuadra luajti, gabuam por bëmë lojë. Duam të jemi gjithmonë padronë të fushës. Pastaj vjen gabimi individual dhe kjo është pjesë e futbollit, e sportit. E vetmja keqardhje është që në minutat e fundit nuk luajtëm aspak.

Jemi përballur me një ekip me cilësi të mirë. Ne nuk jemi mbrojtur kurrë me pesë.

Kryeziu? Unë bëj trajnerin dhe kam detyrë të hedh në fushë ata që janë më në formë gjatë javës, ai nuk ishte mirë në javën e kaluar, kishte dëmtim, është një lojtar me shumë cilësi. Normalisht që duhej të merrte minuta në këmbë. Sot ka bërë një ndeshje të madhe, e ka interpretuar mirë, bëri atë që i kërkoi trajneri. Për ne është pozitive se rigjejmë një futbollist të rëndësishëm”, tha Moriero pas ndeshjes.

 

Next Post

Arsenal ndalet nga Everton në “shtëpi”, Broja luan për 30 minuta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.