Saturday, 3. October 2026
Sport

Moti sot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Vendi ynë pritet të përfshihet të shtunën nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mbizotërim të motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit moti do të mbetet kryesisht i kthjellët.

Era do të fryjë nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë.

/rtsh.al/

Teilen: