Friday, 19. June 2026
Futboll

Mourinho nuk mjaftohet me Konate, Dumfries, Silva dhe Cucurella. Tani kërkon edhe 6 përforcime të tjera

GS 19/06/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid është klubi i madh më aktivi këtë fillim merkatoje. Deri tani madrilenët kanë transferuar dy lojtarë falas si Ibrahima Konate dhe Benardo Silva. Kanë paguar 20 milionë euro për Dumfries dhe 50 milionë euro për Cucurella-n.

Megjithatë, Jose Mourinho nuk është i kënaqur vetëm me kaq, por ka ëkrkuar edhe 6 transferime të tjera të paktën. “The Special One” ka kërkuar edhe një qendërmbrojtës tjetër, përveçse Ibrahima Konate. Dy emrat më të përfolur janë Nico Schlotterbeck dhe Alessandro Bastoni.

Gjithashtu Mourinho kërkon dhe një mbrojtës tjetër në rkah, që mund të luajë edhe në qendër. Dëshira kryesore për këtë pozicion është Marc Cucurella.

Reparti që Mourinho dëshiron të ndryshojë më shumë është mesfusha. Ëndrra e madhe është Enzo Fernandez, i cili zotëron pothuajse gjithçka që kërkon Mourinho: energji, një shpirt konkurrues, aftësi të shkëlqyera në pasime dhe përvojë.

Teilen: