Friday, 24. April 2026
Sport

Myrto Uzuni nuk u ftua për Evropian, ja reagimi i skuadrës së Granadas

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Pjesë e kësaj liste nuk janë disa futbollistët, ndër ta edhe Myrto Uzuni.

Mungesa e tij në këtë listë, ka bërë bujë të madhe, pasi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e Kombëtares si dhe ka pasur sezon të mirë me ekipin e Granadas.

Me ekipin spanjoll, Uzuni ka shënuar 11 gola këtë edicion në La Liga.

E pikërisht, Granada ka reaguar me mosftesën e futbollistit të tyre, duke i ofruar mbështjetje nëpërmjet një postimi me një fotografi ku shkruhej:  “Gjithmonë për Myrton”.

 

 
 

 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Granada Club de Fútbol (@granadacf)

Teilen: