Friday, 2. October 2026
Sport

“Na jep 50 mln lekë ose do të hedhim biznesin në erë”, kërcënohet pronari i një subjekti privat në Peshkopi

GS 02/10/2026 2 Min. Lesezeit

Një biznes privat në Peshkopi është bërë objekt i një kërcënimi, pasi pronarit i është kërkuar një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se në rast të mosdhënies së parave, biznesi do të hidhej në erë.

Gazetari Elvis Hila raporton se mesazhi kërcënues së bashku me kërkesën për paratë është dërguar në një kuti picash. Brenda saj ndodheshin edhe materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale shpërthyese.

Pas sinjalizimit, Policia ka rrethuar zonën në dalje të Peshkopisë dhe ka devijuar qarkullimin e automjeteve për disa orë, ndërsa subjektet përreth janë mbyllur për arsye sigurie.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët e çminimit nga Tirana, të cilët kanë nisur verifikimin e materialeve të gjetura dhe marrjen e masave të sigurisë.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet që ekspertizat të përcaktojnë natyrën e materialeve të gjetura në kutinë e picave.

/rtsh.al/

Teilen: