Wednesday, 13. May 2026
Sport

Napoli dhe Interi luajnë të premten? Ky është skenari më i mundshëm për javën e fundit të Serisë A

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli-Kaljari dhe Komo-Inter të premten? Për momentin, ky është skenari më i mundshëm për javën e fundit të kampionatit, raportojnë mediat italiane. Orari do të vendoset nesër në Lega Serie A, gjatë një këshilli të thirrur. Duke qenë se Kaljari dhe Komo janë pa objektiva, kjo i bën gjërat më të lehta dhe lejon që dy ndeshjet ku do të vendoset edhe titulli kampion të “shkëputen” nga pjesa tjetër e programit. 

a7c9db8845862eb53dd6592c75b7e0cc-06341-oooz0000

Gjithashtu bëhet me dije që në rast se të dy këto skuadra e mbyllin me pikë të barabarta kampionatin, atëherë do të luajnë finalen e madhe mes njëra-tjetrës ditën e hënë të 26 majit. Gjithsesi në mbledhjen e ditës së nesërme pritet të zbulohen të gjitha detajet zyrtare.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: