Tuesday, 21. April 2026
Futboll

Napoli gjobit Lukakun me 150 mijë euro. Eviton takimin me Conten, tension i lartë në klub

GS 21/04/2026 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku është në qendër të një situate të tensionuar te Napoli, pasi nuk është kthyer nga Belgjika brenda afateve të përcaktuara, duke vijuar programin e personalizuar të rehabilitimit pas dëmtimit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, në një takim në “Castel Volturno” palët kanë arritur një armëpushim të përkohshëm dhe do të takohen sërish pas dy javësh.

Lukaku ka qëndruar pak kohë në qendër stërvitore dhe nuk është takuar me trajnerin Conte, edhe pse klubi i ka dhënë leje të përkohshme për të qëndruar në Anversë. Në takim ishin edhe agjenti i tij Federico Pastorello dhe avokati Ledure, në prani të drejtorit sportiv Giovanni Manna.

Gazeta raporton se Napoli pritet ta gjobisë sulmuesin me rreth 150 mijë euro, që përbën rreth 20% të pagës mujore bruto. Situata shihet si e hapur për zgjidhje në fund të sezonit, ku edhe një largim i mundshëm në merkato nuk përjashtohet. Tensioni mes palëve mbetet i lartë.

 

Teilen: