Tuesday, 25. August 2026
Sport

Ndërpritet ndeshja në Itali, lojtari bie pa ndjenja

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e kampionatit italian ndërmjet Fiorentinës dhe Interit, është ndërprerë për shkak se njëri prej lojtarëve të ekipit vendas është rrëzuar pa ndjenja në fushë.

Gjithçka ndodhi në minutën e 16-të kur Edoardo Bove u rrëzua dhe rezultati ishte 0:0.

Lojtarët e Fiorentinës dhe Interit janë parë me lot në sy kur mesfushori Edoardo Bove i skuadrës “viola”, u rrëzua në fushë pa ndjenja.

Bove është nisur me ambulancë për tretman të mëtejmë mjekësor.

22-vjeçari është i huazuar te Fiorentina nga skuadra e Romës deri në fund sezonit.

Ndeshja tashmë është ndërprerë dhe nuk do të vazhdoj.

Teilen: