• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 8, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

Ndryshime te “Shpresat”, Alban Bushi fton për sfidat e nëntorit mbrojtësin e Laçit

13/11/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-21 nisi këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në Durrës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë ndaj Rumanisë U-21, më 17 nëntor dhe Malit të Zi U-21 të 21 nëntor, të dyja në transfertë. Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi shpalli pak ditë më parë edhe listën me 24 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ermis Selimaj, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi në dy transfertat ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi. Sakaq, trajneri Bushi ka vendosur të ftojë lojtarin e Laçit, Agan Mjakin.

Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë U-21, Malit të Zi U-21 dhe Armenisë U-21. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë ndaj Finlandës U-21.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi me datë 16 nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku më datë 17 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare, ndërsa më 21 nëntor do të luajë ndaj Malit të Zi. /FSHF



Next Post

Barazimi pa gola me Romën, Sarri: Murinjo të çan b…, por e dua fort sërish

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In