• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në dilemë për të ardhmen, Van Dijk: Nuk kam ende asnjë ofertë rinovimi

13/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ende nuk ka asnjë ofertë për një kontratë të re në tryezën e Virgil van Dijk, pasi kapiteni i Liverpoolit hyri në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij me “Reds”-at.

Liverpooli bëri një paraqitje bindëse teksa mundi skuadrën spanjolle të Seviljes 4-1 në “Anfield” të dielën, ku Luis Diaz shënoi një dygolësh ndërsa Diogo Jota dhe adoleshenti Trei Nioni shënuan gjithashtu, për të bërë katër fitore nga katër ndeshje përpara nisjes së epokës së Arne Slotit në shtëpinë e tij. Ishin minutat e para me trajnerin e ri edhe për Van Dijk, pasi holandezi u rikthye nga një pushim tre javor pas Kampionatit Europian.

Dhe mbrojtësi thotë se ende nuk ka lëvizje për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me klubin.

I pyetur për këtë çështje, Van Dijk qeshi për shkak të pyetjes që i bëhej pothuajse çdo javë gjatë sezonit të shkuar dhe tha: “Nuk ka asnjë ndryshim për momentin”.

Rinovimi i qendërmbrojtësit është një çështje shqetësuese për Liverpoolin dhe drejtorin e ri sportiv, Riçard Hjuxhs, i cili ende nuk ka bërë një blerje në ekipin e parë që kur u bashkua në qershor.

Sulmuesi Mohamed Salah dhe mbrojtësi Trent AleksanderArnold, i cili është edhe zëvendës-kapiteni, gjithashtu kanë vetëm 11 muaj të mbetur në kontratat e tyre aktuale.

Kjo do të thotë që pa një reagim të shpejtë, tre nga asetet e çmuara të Liverpoolit nuk do të jenë në klub në këtë moment të vitit të ardhshëm.

 

 

Next Post

Koha për të zbritur në fushë? Ancelotti: Mbappe duhet të përshtatet me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.