Fitorja e Kosovës ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve është dokumentuar edhe përmes pamjeve nga prapaskenat e ndeshjes, të publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Videoja përmbledh momente nga përgatitjet para sfidës, emocionet gjatë 90 minutave dhe atmosferën pas përfundimit të ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Në fokus është edhe momenti i golit të shënuar nga Vedat Muriqi, festimi i futbollistëve me fanellën e UÇK-së, si dhe atmosfera e krijuar jashtë stadiumit nga tifozët.
Pamjet e publikuara nga FFK-ja sjellin një tjetër kënd të natës së fitores së “Dardanëve”, duke pasqyruar emocionet dhe festën që shoqëruan suksesin ndaj Irlandës./lajmi.net/
Teilen: