• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një “bebe” kineze në Olimpiadë, Zheng Haohao synon të jetë medalistja më e re në histori

26/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditëlindjen e ka pikërisht ditën e mbylljes.

Olimpiada “Paris 2024” ka edhe një sportiste krejt të veçantë, që mund të vendosë një rekord nga ata që thyhen rrallë. Kjo sportiste është Zheng Haohao nga Kina, e cila ende nuk ka mbushur 12 vjeç.

Lindur një ditë para përfundimit të Lojrave Olimpike në Londër në 2012, kjo fëmijë kineze shpreson të bëhet më e reja në histori që të fitojë një medalje ari në Francë.

Ajo i përket disiplinës së quajtur “skateboarding”, pra rrëshqitjes me një copë dërrase të bërë me drru panje dhe sipas parashikimeve, Çeng Hao Hao është favorite për medaljen e artë në Lojrat Olimpike.

Rekordin si medalist apo medaliste e artë më e re e ka notarja danezja Inge Sorensen, arritur gati 90 vjet më parë, në Lojrat Olimpike në Berlin në 1936. Ajo ishte 12 vjeç e 24 ditë, ndërsa rekordin për një medalje çfarëdo e mban greku Dimitrios Loundras në 1896, kur ishte 10 vjeç e 218 ditë.

Pra, fëmija nga Kina ka mundësi të bëjë diçka të madhe në finalet që janë në program në 6 gusht, teksa merret me një sport që përfaqësohet për herë të dytë në Olimpiadë, pas edicionit të kaluar në Tokio në 2021. /i.m /abcnews.al

Next Post

Epoka 'Neuer' drejt fundit, Bayern në kërkim të një 'gardiani' të ri për portën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.