Saturday, 21. March 2026
Sport

Një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Një tjetër shqiptar ka shënuar sot në Superligën turke pas Rey Manajt, i cili i dhuroi Sivassporit fitoren falë një kryevepre nga goditja e dënimit.

Florian Loshaj zhbllokoi takimin Istanbulspor-Gaziantep. Ishte minuta e shtatë kur mesfushori i Kosovës kaloi vendasit në avantazh.

27-vjeçari nga Drenica shfrytëzoi në maksimum një asist të Sambissas dhe tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente.

Ky është goli i dytë sezonal në kampionatin turk për Loshajn, autor i 22 ndeshjeve me kombëtaren e Kosovës.

Teilen: