• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një vit pas transferimit të tij, Barcelona po synon shitjen e yllit të ekipit

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ylli i Leeds United , Raphinha nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme në Barcelonë që prej largimit nga “Elland Road “në vitin 2022 dhe atij mund t’i ofrohet një rrugë kthimi në Ligën Premier vitin e ardhshëm.

Shumëçka ka ndryshuar në “Elland Road” që kur Raphinha u largua nga Leedsi në sezonin 2021/2022 pas një sezoni fantastik, duke fituar një lëvizje të merituar te Barcelona në verën e ardhshme.

Klubi anglezi përfitoi 55 milionë euro nga marrëveshja por braziliani nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e blaugranasve.

Kanë kaluar gati 16 muaj që kur Raphinha u transferua në “Camp Nou”, teksa ai numëron rreth 12 gola dhe 15 asistime në 61 paraqitje, si dhe ka fituar La Ligan dhe Superkupën e Spanjës.

Sezoni i tij i parë ishte i suksesshëm dhe u panë shenja të mira nga braziliani, por që atëherë, ai ka vetëm dy gola këtë sezon dhe tre asistime, teksa Barcelona e gjen veten katër pikë larg liderit Girona.

Barcelona tashmë po synon një rrugëdalje dhe duket se shitja e tij është opsioni më i mirë i mundshëm për ta, duke marrë parasysh edhe krizën financiare me të cilën janë duke u përballur.

Në rast largimi, Raphinhas nuk do t’i mungonin ofertat pasi që edhe më herët klube si Chelsea dhe Newcastle kishin shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.

Katalanasit shpresojnë që do ta shesin 26-vjeçarin për të njëjtën shumë që paguan për ta transferuar atë nga Liga Premier.

Next Post

Tomas Myler tremb bavarezët: Asnjë sinjal për rinovimin e kontratës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.