Pak ditë më parë, 12 tifozë mbetën të vdekur në El Salvador, pasi një numër i lartë tifozësh kërkuan që të hyjnë në stadium për të parë një ndeshje mes Alianza dhe Fans në stadium “Monumental”.
Kjo ka bërë që Federata të marrë vendim dhe për 1 vit, të gjitha ndeshjet e skuadrës së Alianz në shtëpi, do të jenë me dyer të mbyllura dhe asnjë tifoz nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadium. Gjithashtu, klubi është dënuar me një gjobë në vlerën e 30 mijë dollarëve për dështim në organizimin e ndeshjes.
Të gjitha incidentet, erdhën si pasojë e biletave të shitura në tregun e zi, ku shumë prej tyre ishin të falsifikuara. Në këtë mënyrë, biletat e shitura e kalonin numrin e 44 mijë vendeve që mban stadiumi, duke bërë që të shkaktohen rrëmuja e trazira.
PANORAMASPORT.AL