Tuesday, 28. April 2026
Sport

 Peja kthehet tek fitorja në Superligë

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Pas dy humbjeve rresht, skuadra e Pejës është kthyer tek fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi u mposht nga Trepça e Golden Eagle Ylli, Peja të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” triumfoi pa telashe 101:66 kundër Istogut, ekipit të fundit në tabelë.

Me këtë fitore, Peja forcon pozitën e dytë në tabelë me 44 pikë, ndërsa Istogu ka 27 pikë të mbledhura dhe vetëm një fitore.

Kampionia në fuqi, e ka dominuar tërësisht Istogun, ndërsa dallimin e ka bërë në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 29:10 dhe të fundit (30:16). Më të dalluarit te Peja në këtë fitore bindëse ishin Justin Davis e Sadio Doucoure.

Davis ndeshjen e mbylli me 19 pikë e 9 kërcime, ndërsa Doucoure shtoi 18 pikë e 12 kërcime. Tek Istogu, Arian Azemi ishte më i dalluari me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Teilen: