Pjesa e parë në Dublin mes Shamrock Rovers dhe Egnatias është mbyllur në barazim 1-1, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Europa League.
Një dominim i lehtë i vendasve në pjesën e parë, por fati i këtyre 45 minutave të para u vendos nga dy penallti, protagonist në të dyja ishte Ildi Gruda.
Në minutën e 27-të, sulmuesi shkodran shkakton një faull të qartë ndaj kundërshtarit brenda zonës. Arbitri jep penallti, Graham Burke tregohet i saktë.
Në minutën e 40-të, Gruda lan “fajin” dhe fiton penalltinë pas faullit në zonë nga kundërshtari. Fillimisht arbitri kryesor i takimit ndëshkoi shkodranin me karton të verdhë për simulim, por pas ndërhyrjes së VAR, ndryshon mendje dhe jep penallti për rrogozhinasit.
Godet Jaime dhe pret portieri kundërshtar, por nuk e grushton në mënyrën e duhur dhe spanjolli i Egnatias ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.