• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përplasje e fortë Hoeness-Tuchel: Nuk di s’i të përgjigjem, s’ka kuptim ajo që thotë

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit, që u shfaq shumë i zemëruar me presidentin e nderit të klubit bavarez, Uli Hoeness, i cili ka kritikuar kritikuar trajnerin aktual të Bayernit.

“Unë shkoj shumë mirë me të, megjithëse ai ka një mendim tjetër. Tuchel nuk beson se mund të përmirësojë një Davies, një Pavlovic apo një Musiala. Nëse nuk funksionon, ai mendon se është më mirë të blesh lojtarë të tjerë sesa të përmirësojë ata që ka. Ndërsa unë mendoj se duhet të punosh shumë me ta dhe t’u japësh besim”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.

Në mikrofonat e Sky Sports, para ndeshjes së Bundesligës kundër Eintrachtit, Tuchel nuk hezitoi t’i përgjigjet Hoenessit:

“Deklaratat e tij janë shumë larg realitetit, as nuk di si t’i përgjigjem. Ai më ka lënduar në nderin tim. Nëse ne kemi treguar diçka në 15 vitet e fundit, është se lojtarët e akademisë kanë gjithmonë një vend, nëse ata performojnë mirë. Mendoj se ajo që thotë nuk ka kuptim.”

Fitorja e klubit bavarez ndaj Eintracht nuk duket se do të qetësojë ujërat shumë të trazuara në Mynih para ndeshjes ndaj Realit të Madridit, të martën, më 30 prill, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Next Post

Arrigo Saki provokon Juven: Milan, merre ti Tiago Motën…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.