Tuesday, 25. August 2026
Sport

Pësoi kolaps në minutat e para të Fiorentina-Inter, jepen informacionet e para për futbollistin italian

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sotme mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A u ndërpre që në minutat e parë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove të skuadrës vjollcë.

sdfdsffdfffdssdffds

Lojtari pësoi kolpas në fushë duke dëshpëruar lojtarët e dy skuadrave që e panë atë teksa transportohej pa ndjenja jashtë impiantit për t’u dërguar në spital, teksa u vendos ndërprerja e më pas braktisja e ndeshjes pasi nuk kishte informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjendja e tij tashmë raportohet se është stabilizuar në spitalin e Firences, ku kishte shkuar pa ndjenja, edhe pse kryente frymëmarrjen pa asistencën e aparateve, në mënyrë autonome. Pas stabilizimit të parametrave, lojtari është përmendur dhe për momentin vlerësohet si jashtë rrezikut për jetën.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: