Thursday, 18. June 2026
Futboll

Portieri 40-vjeçar ishte “hero” ndaj Spanjës, u përlot për mungesën e nënës në stadium. Tani vjen lajmi i madh për të

GS 18/06/2026 2 Min. Lesezeit

Nëna e portierit të “Cape Verde”, Vozinha, heroi i barazimit pa gola ndaj Spanjës në Botëror, ka marrë vizën për të udhëtuar dhe parë djalin e saj në Kupën e Botës 2026. “Një nënë nuk mund të ishte këtu për shkak të vizës. Paratë që duhej të paguanim nuk i mboldhëm dot në kohë. Do doja shumë që ajo të ishte këtu”, – u shpreh ai mes lotësh, pas ndeshjes me Spanjën.

“Cape Verde” është një nga rreth 50 vendet, qytetarët e të cilave kërkohet të paguajnë një garanci deri në 15.000 dollarë gjatë administratës “Trump” për të hyrë në SHBA, për shkak të dyshimeve për tejkalim të afatit të vizave.

Historia preku botën. Lideri demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, Hakeem Jeffries, kontaktoi Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për të ndërhyrë. Më pas, Departamenti i Shtetit konfirmoi se familjarët e futbollistëve të Botërorit përfitojnë përjashtime nga garancia e vizës.

Ana Candida Évora, nëna e Vozinha, tashmë ka marrë vizën. Ajo do të jetë në stadium për ndeshjen e radhës ndaj Uruguajit. Një histori nënë e bir. Një Botëror që tregon anën më njerëzore të futbollit.

Teilen: