Wednesday, 20. May 2026
Sport

Porto befasohet në Norvegji

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra portugeze Porto është befasuar në Bodo duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Bodo/Glimt, në ndeshjen e rrethit të parë të Europa League në futboll.   

Skuadra portugeze avancoi me golin e futbollistit Omorodion (8′) por vendasit këndellen dhe barazojnë në minutën e 15-të me golin e Hogh.

Hauge shënoi në minutën e 40-të dhe 62-tën për rezultatin 3:1.

Gul në minutën e 90-të ngushton humbjen në 3:2.

Bodo nga minuta e 51-të mbetet me një lojtar më pak, pasi që u përjashtua Maatta pas dy kartonëve të verdhë, por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzoi Porto.

Teilen: