Sot nis zyrtarisht edicioni më i madh në historinë e futbollit, teksa hapet perdeja e Kupës së Botës 2026, e organizuar nga tre vende pritëse: Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.
Turneu fillon më 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 19 korrik, duke sjellë përballje spektakolare mes kombëtareve më të mira të planetit.
Për herë të parë në histori, Kupa e Botës do të zhvillohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje, duke e bërë këtë edicion më të madhin dhe më gjithëpërfshirësin që ka organizuar ndonjëherë FIFA.
Ndeshja hapëse do të luhet në Estadio Azteca në Mexico City, ku vendi organizator, Meksika, do të nisë aventurën e saj para tifozëve vendas, në ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut.
Favoritët kryesorë për trofeun mbeten kampionia në fuqi Argjentina, si dhe fuqitë tradicionale si Spanja, Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.
Miliona tifozë anembanë globit do të ndjekin me emocion një muaj futboll të nivelit më të lartë, me synimin për të zbuluar se cila kombëtare do të ngrejë trofeun më prestigjioz të futbollit botëror më 19 korrik.