Në pritje të presidentit të ri të FIGC, kombëtarja italiane po kërkon edhe trajnerin e ri. Leonardo Bonucci, ish-futbollist dhe ndihmës i kombëtares, deklaroi: “Nëse vërtet ka dëshirë për të rifilluar, do të shqyrtoja mundësinë e marrjes së Guardiolës, sepse do të ishte një ndryshim i madh krahasuar me të kaluarën. Ëndërrimi nuk kushton asgjë”.
Ai u shpreh i emocionuar nga fjalët e Ruud Gullit, që vlerësoi atë dhe Chiellini: “Italia ka fituar kur ka pasur mbrojtje të fortë”. Bonucci theksoi se pas dështimit në Botëror duhet rindërtim nga baza: “Italia ka talente dhe duhet t’u jepet hapësirë me guxim”. Ai shtoi: “Kombëtarja e sotme ka më shumë talent teknik se ajo që fitoi ‘Euro 2020’, por i mungon lidershipi në ndeshjet vendimtare”.
Bonucci përmendi Donnarumma, Tonali, Bastoni, Calafiori, Pio Esposito dhe Scamacca si bazë për të ardhmen. Për Allegrin si trajner: “E shoh më shumë te Real Madridi, i ngjashëm me Ancelottin dhe me shanse për të fituar”.