Thursday, 1. October 2026
Sport

Protesta në Tiranë shënon ditën e 124-të. Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të të martë në Tiranë, duke shënuar ditën e 124-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.

Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Ata marshuan përgjatë bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve.

“Revolucioni i Flamingove” nisi fillimisht si një lëvizje kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një protestë politike.

/rtsh.al/

Teilen: