Saturday, 4. April 2026
Sport

Ramadani mund të ndërrojë skuadër

GS 30/06/2024 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani në modë.

Mesfushori kuqezi, pasi zhvilloi kampionat shumë pozitiv në Itali me modestët e Lecces, tregoi një formë të mirë edhe në Europian.

Ramadani ishte i ftuar në Kosovë në një emision, teksa pranoi se ka oferta dhe se mund të ndërrojë mjedis.

“Ka patur oferta, por nuk mund të flas pa u konkretizuar.

Kam oferta, pasi kam bërë sezon të mirë. Pa u arrit marrëveshja nuk mund të flas” – tha ai për “Euro Dueli”.

Ramadani luajti në 3 ndeshjet e grupeve në Europian, atë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Teilen: