Tuesday, 28. April 2026
Sport

Real Madridi nuk i liron lojtarët francezë për Lojërat Olimpike

GS 15/03/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madridi nuk do të lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Informacioni jepet nga L’Equipe , e cila raporton se Meringues i kanë dërguar tashmë një letër Federatës Franceze të Futbollit (FFF) duke njoftuar vendimin e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Nëse nuk ndodh një kthesë, ëndrra e Kylian Mbappe për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në shtëpi do të bëhet më e largët. Kujtojmë se sulmuesi francez, në fund të kontratës me PSG-në , është i vendosur për një kalim në Real Madridit .

/GazetaBlic Sport/

Teilen: