Skuadra e Bundesliga I., FC Heidenheim 1846, sot ka luajtur ndeshjen e tretë miqësore.
Këtë herë me ekipin fqinj bavarez SSV Glott (rrethi Dillingen), të cilët festuan 75 vjetorin e tyre me ndeshjen kundër FC Heidenheim.
FC Heidenheim 1846 ka shënuar fitore të thellë me rezultat 20:0 ndaj ekipit Glott.
“20:0 është rezultati i duhur në një lojë si kjo.
Në pjesën e parë sot ne ishim shumë statikë në përgjithësi dhe nuk performuam mirë”, shpjegoi trajneri i FC Heidennheim, Frank Schmidt duke shtuar:
“Ne kemi pasur një lidhje miqësore me SSV Glott për vite me radhë. Ne ishim në gjendje që t’ua prezantonim këtë lojë tifozëve tanë të shumtë të FC Heidenhem këtu në rajonin fqinj bavarez”.