“MVP-ja” i Botërorit, Rodri, ka mbërritur ditën e sotme në Madrid. Deri këtu nuk ka asnjë të pazakontë, por duke qenë se Rodri po përflitet dita-ditës për një transferim të mundshëm drejt “Los Blancos”, ndaj ardhja e tij në Madrid sot ka shtuar akoma edhe më shumë zhurmën.
Megjithatë, arsyeja lidhet me një arsye komplet tjetër. Marca zbulon se Rodri ka ardhur në Madrid për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për një problem të vogël në shpinë. Kjo gjë u konfirmua edhe në konferencën e fundit për shtyp të trajnerit të Man. City-t, Enzo Maresca.
“Operacioni do të zhvillohet të hënën dhe ai ka nevojë për pushim dhe rikuperim. Ai do të kthehet tek ne më pas”, tha Maresca. Ndërkohë që spanjolli do të mungojë në përgatitjet para-sezonale që Manchester City do të bëjë në Hong-Kong.