Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, edhe pse është nën presion për rezultat zhgënjyese në javët e fundit, thotë se ai ndjen 100% mbështetjen e klubit. Humbja 1-0 në shtëpi të shtunën ndaj Manchester United do të thotë që Chelsea ka humbur katër ndeshje radhazi në ligë pa shënuar për herë të parë në 28 vjet.
Forma e tyre e tmerrshme ka lënë shpresat e tyre për Champions League të varura në fije, duke ngritur pyetje mbi të ardhmen e Rosenior. Kur u pyet nëse ai ndjente mbështetjen e bordit përpara ndeshjes të sotme në Brighton, ai u përgjigj: “100%. Ata më kanë mbështetur në bisedat tona të përditshme”.
“Drejtorët sportivë të përfshirë, ata kanë qenë të mrekullueshëm në mbështetjen e tyre për mua dhe ekipin. Jemi të bashkuar dhe e dimë se duhet të fitojmë ndeshje futbolli në të tashmen. Kjo nuk shkon kundër asaj që po përpiqemi të bëjmë, është t’i japim sukses të vazhdueshëm këtij klubi në planin afatgjatë“, tha Rosenior.
“Mund t’ju siguroj se kemi pasur shumë biseda me klubin që nga koha kur erdha në janar rreth asaj që i duhet këtij klubi tani dhe në të ardhmen, në mënyrë që ne të jemi aty ku duam të jemi. Por, ajo që nuk mund të bëjmë është të dorëzohemi”, shtoi Rosenior.
Më tej, ai deklaroi: “Ne jemi të gjithë shumë të harmonizuar dhe shumë të qartë në atë që duhet të bëjmë për ta rikthyer këtë klub aty ku duhet të jetë. Duhet të vazhdojmë të luftojmë. Duhet të luajmë ashtu si në ndeshjen e fundit, plot energji, intensitet dhe me angazhim. Duhet të jemi më cinikë para porte”.