Tuesday, 9. June 2026
Sport

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e rikthyer në Serie A, Venezia po monitoron situatën e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani te Sparta e Pragës.

“Sky Sport Italia” ka raportuar të martën se Venezia po e sheh Rrahmanin si përforcim për duhur për sezonin e ri në elitën e futbollit italian.

Në fakt, mësohet se Venezia tashmë ka nisur kontaktet e para në lidhje me Rrahmanin, të cilin po e monitorojnë edhe disa skuadra tjera të Evropës.

Mësohet se Sparta e Pragës është e gatshme ta shesë Rrahmanin për një tarifë prej 8 milionë eurosh dhe marrëveshja me Venezian mund të finalizohet brenda këtoj muaji.

25-vjeçari në vitin 2024 iu bashkua Spartës së Pragës dhe me ekipin nga Çekia ka kontratë afatgjate, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Rumani te Rapidi i Bukureshtit.

Në sezonin e fundit, Rrahmani ka realizuar 16 gola dhe ka bërë 4 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat për Spartën.

Teilen: