Pas ndeshjes së fundit të sezonit të zhvilluar nga Milani, kundër Salernitanës, së shpejti do të nisë një epokë e re për kuqezinjtë. “Djalli”, në fakt, e përshëndeti Stefano Piolin teksa trajneri i ri i duhet të jetë Paulo Fonseka. Arrigo Saki, trajneri historik kuqezi dha mendimin e tij për “La Gazzetta dello Sport” nëpërmjet një interviste.
Si ju duket zgjedhja e Milanit për Fonsekën?
Dua të jem i sinqertë: prisja një emër më të madh. Ose të paktën shpresoja që drejtuesit të zgjidhnin një italian. Milani ka nevojë për një strateg, një trajner që di t’i japë skuadrës një lojë dhe që përmes lojës rrit vlerën e materialit njerëzor në dispozicion.
Çfarë duhet bërë në këto raste?
Klubi vjen para trajnerit, trajneri vjen para ekipit dhe skuadra vjen para individit. Kjo është hierarkia nëse doni të arrini sukses. Drejtuesit, pasi e kanë zgjedhur, duhet ta ndihmojnë Fonsekën.
A duhet djegur ky trajner pa u provuar ende? Të mos e ekzagjerojmë. Fonseka është i gjithi për t’u zbuluar. Le të themi se është një zgjedhje për t’u vlerësuar përmes punës dhe propozimit të lojës që do t’i ofrohet publikut. Është i ri e duhet t’i jepet koha e nevojshme.
Çfarë duhet të bëjnë tifozët që vijojnë me protesta?
Ata janë mësuar mirë gjatë viteve. Janë të pasionuar dhe kompetentë. Pres që Fonseka të ofrojë futboll emocionues. Për ta bërë këtë ai do të ketë nevojë për njerëz të besueshëm, lojtarë bujarë e për tifozë mbështetës.
Ju thatë se donit një italian. Keni ndonjë emër?
Ka trajnerë të shkëlqyer që do të kishin qenë të duhurit për kuqezinjtë. Mendoj për De Zerbin, për Sarrin apo për Gasperinin, për Italianon, madje për Motën që nuk është italian por sikur të ishte… Ata që sapo përmenda e njohin Serinë A, e dinë dinamikën e futbollit tonë, kanë ide dhe e kanë dëshmuar.
PANORAMASPORT.AL