Argjentina do të ndeshet me Islandën në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës në Auburn të Alabamës.
Për këtë ndeshje kampionët e botës në fuqi do të kenë mundësi që të mbështeten edhe në klasin e Lionel Messi-t.
Ylli i Inter Miami-t ka kaluar një problem fizik, i cili e ka lënë jashtë fuashve për disa ditë, por tashmë duket se e keqja ka kaluar pas krahëve.
“Messi do të luajë, por nuk di të them sa minuta. Ende nuk kemi biseduar bashkë që të jap shifër të saktë”, tha komisari teknik i “la Selección”.
Ndeshja, e cila do të luhet në “Jordan-Hare Stadium”, do të jetë miqësorja e fundit e Argjentinës përpara se të startojë Botërori 2026. Një turne ky që Lionel Scaloni mendon se Messi do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm. “Nuk më takon mua të flas për Messi-n, të gjithë e njohim kush është ai dhe çfarë cilësishë ka. Unë mendoj se ai do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm në Botërorin e radhës”, tha Scaloni.