Saturday, 2. May 2026
Sport

Serie A, Juve–Inter: statistika, kuriozitete dhe tabu të një sfide të pafundme

GS 10/09/2025 3 Min. Lesezeit

Të shtunën kthehet “Derbi i Italisë”: për zikaltrit, Torino ka qenë historikisht një fushë e ndaluar. Juventusi me pikë të plota, Interi me tri pikë më pak për shkak të humbjes ndaj Udineses: përballja e së shtunës në “Allianz Stadium”, ora 18:00, mund t’i japë mundësi Tudor-it të krijojë distancë ndaj zikaltërve ose Chivu të marrë menjëherë hak pas humbjes në shtëpi dhe të rikthejë ekipin në garë. Një derbi i Italisë, pra, që që në javën e tretë të kampionatit mbart një peshë të madhe, përtej rivalitetit historik mes dy klubeve.

Juve – Inter: Statistika të një sfide të pafundme

  • Përballje gjithsej në Serie A: 184
  • Fitore Juve: 88
  • Barazime: 47
  • Fitore Inter: 49
  • Golat Juve: 264
  • Golat Inter: 213

Në Torino (te fusha e Juves):

  • Ndeshje: 92
  • Fitore Juve: 63
  • Barazime: 17
  • Fitore Inter: 12
  • Golat Juve: 160
  • Golat Inter: 70
  • Mesatarja e golave për ndeshje: 2.59

Fakte dhe kuriozitete

  • Interi ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A ndaj Juves (2 barazime, 3 humbje): 1-0 më 4 shkurt 2024, falë një autogoli të Federico Gatti-t. Në përgjithësi, Juventusi është ekipi që ka mposhtur më shpesh zikaltrit në histori (88 herë).
  • Tri nga katër sfidat e fundit në fazën e parë mes dy ekipeve kanë përfunduar në barazim (një fitore e Juves).
  • Juve është e pamposhtur në 11 nga 12 sfidat e fundit në shtëpi kundër Interit në kampionat (8 fitore, 3 barazime). Fitorja e fundit e Interit në Torino në Serinë A ishte më 3 prill 2022 (0-1 me gol të Çalhanoglu nga penalltia).
  • Vetëm tri herë në histori, Juve dhe Inter janë ndeshur brenda tri javëve të para të kampionatit (1939, 2013 dhe tani).

Forma aktuale dhe lojtarët kyç

  • Juventusi mund të mbajë portën e paprekur në tri ndeshjet e para të një sezoni për herë të parë në histori.
  • Interi, pas humbjes me Udinesen, rrezikon të ketë dy humbje në tri javët e para për herë të parë që nga sezoni 2011/12.
  • Interi ka goditur më shumë brenda zonës (27 tentativa, sa Milani), ndërsa Juve ka goditur më shumë nga distanca (16).
  • Dusan Vlahovic mund të shënojë në tri javët e para për herë të parë në karrierë; ka dy gola në tri përballjet e fundit me Interin.
  • Kenan Yildiz sezonin e kaluar u bë lojtari më i ri që shënoi dy gola në një derbi Juve–Inter (19 vjeç e 176 ditë).
  • Lautaro Martínez ka vetëm dy gola në 14 ndeshje kundër Juves, një nga statistikat më të dobëta të tij kundër një rivali të Serisë A.

Teilen: