• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shaqiri mbetet te Chicago, nuk ka oferta nga Evropa

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xherdan Shaqiri duket se do të mbetet pjesë e skuadrës Chicago Fire deri në fund të këtij viti.

Ai javën e shkuar iu bashkua ekipit amerikan në përgatitje dhe pritet të paraqitet në kampionatin MLS në fund të këtij muaji.

Në fakt, te Chicago presin që Shaqiri të jetë pjesë e klubit deri në fund të këtij viti kur edhe i skadon kontrata.

Drejtori sportiv i Chicagos, Georg Heitz ka pranuar se klubi amerikan nuk e ka marrë asnjë ofertë për Shaqirin, për të cilin thotë se është në formë të mirë fizike.

Sipas tij, te Chicago llogaritin në shërbimet e Shaqirit deri në fund të dhjetorit.

Afati kalimtar në MLS mbyllet më 14 gusht dhe gjasat janë të vogla që Shaqiri të largohet nga ekipi amerikan.

Shaqiri në fillim të vitit 2022 iu bashkua Chicagos dhe aktualisht është kapiten i ekipit, ndërsa para se të zhvendosej në SHBA, ai karrierë ka bërë në Evropë dhe ishte pjesë e skuadrave si Lyon, Liverpool, Stoke City, Inter, Bayern Munchen e Basel.

Ai pas përfundimit të “Euro 2024” është tërhequr nga Kombëtarja e Zvicrës, për të cilën ka regjistruar 125 paraqitje dhe ka shënuar 32 fola.

Next Post

Anglia gjen pasardhësin e Sauthgejt, por do të jetë i përkohshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.