Vjen apo nuk vjen? Konfuzion rreth ardhjes së Xherdan Shaqirit në kampin përgatitor për Kampionatin Evropian. Gjatë fundjavës u tha se 32-vjeçari kishte mbërritur në St. Gallen, sepse futbollisti i Chicago Fire mori miratimin e nga klubit për të udhëtuar në Zvicër më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Por të hënën del se Shaqiri nuk do të grumbullohet. Ai po përballet me një lëndim, prandaj lirimi i mëhershëm i Chicagos ishte i mundur në radhë të parë. Është ende e paqartë se kur do të mbërrijë lojtari që ka luajtur 121 ndeshje për Zvicrën.