Mbi 600 të vrarë në Izrael, dhjetëra të kidnapuar nga militantët palestinezë, qindra civilë të vrarë dhe me gjasë dhjetëra terroristë të likuiduar në Rripin e Gazës, është bilanci i sulmeve që ka bërë organizata terroriste “Hamas” ndaj Izraelit.
Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Izraelit e paraparë që të zhvillohet më 16 tetor, mund të shtyhet.
Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për mundësinë e shtyrjes së ndeshjes për lajmi.net.
“Ende nuk ka asgjë zyrtare. Jemi duke e pritur një vendim nga Federata e Izraelit dhe UEFA”, ka thënë Muharrem Sahiti për lajmi.net.
Ndeshja e parë mes Izraelit dhe Kosovës, e cila e kishte hapur kampanjën kualifikuese të Verdhekaltërve për kualifikim në garën që do të mbahet vitin tjetër në Gjermani, kishte përfunduar baras, 1:1.
Kosova aktualisht është e pesta në grup me 4 pikë, prej tyre 4 barazim e 2 humbje, pa fitore deri tash.
Kurse, Izraeli është i treti në tabelë me 11 pikë duke i regjistruar 3 fitore, 2 barazime e 1 humbje.
Kosova i ka humbur gjasat për kualifikim në Euro 2024, ndonëse këtë e kishte synim në fillim të kampanjës kualifikuese.
Krahas Izraelit, “Dardanët” do të përballen me Andorrën këtë të enjte në udhëtim.
Ekipi i selektorit Primoz Gliha do të grumbullohet nesër, ndërsa stërvitjen e parë do ta zhvillojë të martën paradite në qendrën nacionale në Hajvali. /Lajmi.net/