Monday, 8. June 2026
Sport

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan, Malcolm Armstead është përforcimi më i ri te Sigal Prishtina për sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Armstead, të hënën është prezantuar te Prishtina, ekip me të cilin ka firmosur kontratë njëvjeçare.

Në fakt, Armstead rikthehet te Sigal Prishtina për herën e tretë pasi ka qenë pjesë e klubit për periudha të caktuara para disa vjetësh.

Armstead e njeh Superligën e Kosovës, pasi krahas Prishtinës, karrierë ka  bërë edhe te Peja, Golden Eagle Ylli e Bashkimi.

Ai llogaritet lojtar vendor pasi posedon pasaportën e Kosovës, ndërsa te Prishtina bëhet përforcimi i tretë për sezonin e ri.

Para tij, Prishtina ka zyrtarizuar edhe lojtarët Ajiri Ogemuno-Johnson e Dion Sheqiri, ndërsa trajner i ekipit do të jetë Jeronimo Sarin.

Teilen: