Sunday, 20. September 2026
Futboll

Simeone i befason të gjithë me veprimin që bëri menjëherë pasi vërshëllimës së arbitrit

GS 20/09/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid fitoi 2-1 në derbin e parë të këtij sezoni ndaj Real Madridit. Menjëherë në përfundim të takimit, në vend që të shkonte dhe të shtrëngonte duart me Jose Mourinhon, gjë që ndodh zakonisht në fund të një takimi, Diego Simeone u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, për të festuar.

Ndryshe nga trajneri argjentinas, Jose Mourinho hyri në fushë për t’u dhënë dorën lojtarëve të Real Madridit, pavarësisht humbjes.

Veprimi i Diego Simeone, menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit po komentohet në mediet spanjolle si një mënyrë e zgjedhur prej tij për të mos u përballur me Mourinhon.

Teilen: