• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkompjuteri Opta parashikon se kush ekip do të shpallet kampion i Italisë

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është favoriti i madh për të fituar titullin kampion 2024-2025.

Sipas asaj që analizoi superkompjuteri Opta, në fakt, zikaltrit kanë 79.2% shanse për të përsëritur trengjyrëshin e fituar sezonin e kaluar.

Pas Lautaro dhe shokëve të tij vijnë Atalanta (11.2%), përpara Juventus (4.2%) dhe Milan (1.8% që mund të fitojë yllin e dytë). Pritet një dështim për Napolin e Antonio Conte, i pozicionuar pas Romës, Bolonjës dhe Lazios.

Venecia, Cagliari dhe Como janë tre kandidatët kryesorë për rënien në Serie B.

Të rikonfirmohesh është gjithmonë gjëja më e vështirë, siç e ka pranuar edhe vetë Simone Inzaghi, trajner i kampionëve të Italisë, Inter.

Por për superkompjuterin Opta, kampionati që do të nisë ka vetëm një favorit të madh që sipas shifrave tashmë e ka në xhep titullin.

Megjithatë, për fatin të rivalëve të tyre, fjala e fundit i takon gjithmonë fushës dhe nuk është rastësi që as Milan e as Napoli nuk arritën të përsërisin titullin e fituar një vit më parë.

Pasi simuloi sezonin 2024-2025 plot 10,000 herë, superkompjuteri Opta ishte në gjendje të mesatarizonte totalin e pikëve të çdo klubi në ato simulime dhe më pas të rendiste skuadrat sipas pozicionit.

Këtu janë rezultatet e superkompjuterit Opta nga ato simulime:

1: Inter – 84.9 mesatare pikësh

2: Atalanta – 73.0

3: Juventus – 68.5

4: Milan – 65.6

5: Roma – 63.8

6: Bologna – 63.1

7: Lazio – 62.3

8: Napoli – 58.9

9: Fiorentina – 58.5

10: Torino – 54.5

11: Genoa – 46.3

12: Monza – 44.7

13: Udinese – 44.6

14: Empoli – 41.1

15: Hellas Verona – 39.5

16: Lecce – 38.6

17: Parma – 37.6

18: Venezia – 36.8

19: Cagliari – 36.5

20: Como – 36.2

Next Post

Përfundon dënimi i Tonalit për bastet, data kur do të kthehet në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.