Wednesday, 13. May 2026
Sport

Tensione te Sivasspori, Manaj në “sherr” me trajnerin

GS 20/05/2025 2 Min. Lesezeit

Në kampin e Sivassporit ka shpërthyer një konflikt mes sulmuesit shqiptar Rey Manaj dhe trajnerit Riza Çalimbay.

Klubi njoftoi se lojtari është i dëmtuar, por Manaj reagoi duke deklaruar se nuk është dëmtimi arsyeja pse nuk u grumbullua.

Ai tha se ishte stërvitur dhe ishte gati të luante, por u la jashtë për arsye personale të trajnerit.

Sipas tij, vendimi për përjashtim ishte i qëllimshëm dhe i motivuar nga egoja e teknikut.

Manaj theksoi se ka luajtur për dy muaj me probleme fizike duke dhënë maksimumin për skuadrën.

“Edhe pse kam dy muaj që luaj i dëmtuar, kam dhënë më të mirën. U stërvita me ekipin dy ditë para ndeshjes, isha gati të luaja, edhe si zëvendësues. Trajneri gjeti një justifikim për të më lënë jashtë, diçka që e kishte planifikuar më parë. Më lajmëroi me mesazh se nuk do të më grumbullonte. Ego personale duhet të lihet mënjanë për të mirën e ekipit, por rezultatet kanë treguar se trajneri vendos gjithmonë egon përpara çdo gjëje”, tha Manaj.

Pavarësisht kontratës deri në 2026, situata mund të ndikojë në të ardhmen e tij te Sivasspori.

Me 12 gola të realizuar këtë sezon, lojtari mund të kërkojë një tjetër destinacion, teksa Sivaspori po lufton për mbijetesë në elitën turke.

Teilen: