Kapiteni legjendar i kombëtares kroate të futbollit dhe ish-ylli i Milanit, Zvonimir Boban, ka njoftuar sot se po largohet nga UEFA për shkak të mospajtimit të tij me mënyrën e punës dhe vendimet e presidentit Aleksander Ceferin. Kjo lëvizje tronditi botën e futbollit, të gjitha mediat botërore raportuan për largimin e Bobanit nga UEFA.
UEFA i tha lamtumirë Bobanit mjaft ftohtë. Ata kanë publikuar një deklaratë të shkurtër, ku kanë shkruar se kjo është një ‘ndarje e ndërsjellë’.
Por shumë tifozë të futbollit kishin shumë për të thënë për UEFA-n. Ata mbajnë shumë inat ndaj tyre, e konsiderojnë Bobanin një nga “pikat e ndritura” të rralla të organizimit dhe nuk mund të pajtohen me largimin e tij.
– “Ai u largua sepse është njeri me integritet. Thjesht, organizatë tjetër e korruptuar” – ka shkruar një përdorues në Twitter, sipas ”X news”.
-“ Çfarë njeriu i madh. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë në futboll” – shtoi një komentues tjetër.
Poshtë njoftimit të UEFA-s, në një kohë të shkurtër kanë dalë një ortek komentesh negative në llogarinë e organizimit të futbollit.
– “Është larguar se është në dijeni të asaj që po ndodh në UEFA” – thotë një komentues nga Italia.
– “Boban është njeri i nderit. Ai kundërshtoi ndryshimet e Ceferinit, i cili dëshiron të sundojë më gjatë”– komentet po vërshojnë.
Shumë përdorues shkruajnë :“Turp për ju, UEFA” dhe “Ceferin, largohu”. Por ka edhe shumë tifozë të Milanit, të cilët do të donin ta shihnin Zvonen përsëri në strukturën e klubit të tyre. Tifozë të Dinamo Zagreb dalin me të njëjtën ide. Jo shumë kohë më parë, Boban tha se do të dëshironte të rikthehej në Dinamo.
“Zvone është njeri i madh, UEFA-n e drejtojnë kllounët”, “A ka mundësi që ia dolën të ndjekin të vetmin njeri të nderuar”, “Kanë mbetur pak njerëz të tillë, për të cilët nderi është i pari. Bravo Zvone”, janë vetëm disa nga qindra komentet e rrjeteve sociale…
PANORAMASPORT.AL