Friday, 18. September 2026
Futboll

Tuchel publikon listën e kombëtares angleze, ja 27 të besuarit për sfidat e Nations League

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë publike sot listën e ekipit kombëtar të futbollit, që do të luajë për ndeshjet e Nation League (Grupi i tretë i Ligës A).

Kombëtarja e “3 luanëve” do të luajë ndaj Spanjës, Republikës Çeke dhe Kroacisë. Për këto takime, trajneri gjerman ka grumbulluar 27 futbollistë.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Cole Palmer në mesfushë pas paraqitjes s ëmirë me Chelsea. Pothuajse është i njëjti grup lojtarësh që luajti edhe në Kupën e Botës.

Portierë: Pickford, Steele, Trafford

Mbrojtës: Alexander-Arnold, Branthwaite, Chalobah, Guehi, Hall, Konsa, Livramento, O’Reilly, Quansah

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Lewis-Skelly, Mainoo, Palmer, Rice, Scott

Sulmues: Calvert-Lewin, Eze, Gordon, Kane, Ngumoha, Rashford, Rogers, Saka

Teilen: