Lista e të lënduarve të Manchetser United vazhdon e rritet.
Lojtari i radhës që i është bashkuar kësaj liste është Casemiro, i cili do ta humbas ndeshjen ndaj Sheffield United këtë të shtunë mbrëma, shkruan lajmi.net.
Mesfushori brazilian ka pësuar një lëndim të lehtë. ndërsa ishte duke luajtur për kombëtaren, ka konfirmuar klubi.
Tyrell Malacia, Amad Diallo, Amad Diallo, Shaw, aron Wan Bissaka dhe Lisandro Martinez janë po ashtu të lënduar te “Djajtë e Kuq”.
United udhëton në “Bramall Lane” duke kërkuar të ndërtojë fitoren e tyre të fundit kundër Brentfordit përpara pushimit ndërkombëtar dhe të ngjitet në tabelën e ligës.
Skuadra e Erik ten Hag aktualisht ndodhet në vendin e 10-të pas një fillimi të dobët të sezonit, i cili i ka parë ata të fitojnë katër dhe të humbin katër nga tetë ndeshjet e tyre të ligës deri më sot. /Lajmi.net/