Tuesday, 19. May 2026
Sport

Urinoi gjatë ndeshjes, futbollistin shqiptar e pezullojnë 2 muaj në… Itali

GS 10/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ndodh edhe kështu! Futbollisti shqiptar që aktivizohet në kampionatin amator në Itali, e ka pësuar për shkak se urinoi gjatë ndeshjes. Nicolas Kalaja luan me Ofaneghese, skuadër që garon në kampionatin Eccellenza Lombarda, për shkak të nevojave personale, e ka pasur të pamundur të durojë, teksa është sporstuar pak larg fushës, duke urinuar aty. 

shqiptari

Për shkak të këtij veprimi, mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndëshkua menjëherë me karton të kuq dhe u dënua me 2 muaj pezullim nga aktiviteti.  

Shqiptari do të rikthehet në dispozicion të skuadrës së tij prej datës 27 janar. 

Kalaja

Ofaneghese ka pranuar dënimin e futbollisti shqiptar: “Klubi e cilëson sjelljen e futbollistit absolutisht të gabuar dhe mosrespektuese”. 

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes mes Vis Nova Giussano dhe Ofaneghese, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Grupit B të Eccellenza Lombarda. Kësisoj Kalaja do të mungojë në 7 ndeshje kampionati dhe ato të Kupës së Italisë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: