Fenerbahce po udhëheq 3-0 ndaj Eyupspor, pas 30 minutash lojë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën turke. Mason Greenwood zhbllokoi shifrat për vendasit që në minutën e 4-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë dhe ndërhyrjes së VAR.
Në minutën e 7-të ishte Vedat Muriqi që shënoi golin e dytë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt të
Kerem Akturkoglu. Në minutën e 21-të, Muriqi dërgon sërish në rrjetë topin e khtyer mbrapsht nga portieri mik pas pritjes së goditjes së Greenwood.
Me dopietën e shënuar sot, Muriqi shkon në kuotën e 4 golave në pesë javë, deri tani.
Teilen: