• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Veselinovic: Futbolli sot ishte i padrejtë, bëmë një ndër ndeshjet më të mira

14/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandar Veselinovic është i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes me Elbasanin. Trajneri i Partizanit këmbënguli pas takimit se skuadra e tij meritonte më shumë.

“Me Bylisin i merituam të gjitha kritikat dhe marr përgjegjësinë. Ndërsa sot mund të them se bëmë ndër ndeshjet më të mira të kampionatit. Shumë respekt për kundërshtarin. Sa i përket ritmit, rasteve që krijuam, mendoj se futbolli ishte pak i padrejtë sot. Por ky është futbolli dhe të gjithë ata që kanë parë ndeshjen, kanë përshtypje pozitive. I përgëzoj futbollistët për motivimin dhe performancën, ashtu si edhe tifozët nga zemra për përkrahjen që na dhanë.

Gabimet: “Patjetër marrim përgjegjësi për golat e pësuar. Por gjithashtu bëjmë llogari dhe për pjesën e cilësisë së kundërshtarit dhe aftësisë së tyre. Nëse flasim për pjesën e përgjegjësisë, te të dy golat keni gabime në vendosje që ishin të evitueshme.”

Mungesa e Rrapajt: “Sa i përket pjesës se si do të plotësohet boshllëku i lënë nga Rrapajt, ndoshta i takon dikujt tjetër e jo mua kjo pyetje. Pjesa ime është të tregoj respekt maksimal ndaj çunave që luajtën sot, që kanë qenë maksimalisht të motivuar. Luajtëm pa katër futbollistë sot, ia lëmë këtë pjesë opinionit se sa cilësia e tyre mund të ndikojë në performancën e ekipit. Por ata që luajtën sot treguan motivacion të shkëlqyer. Gjithashtu treguan edhe cilësi në interpretimin e  ndeshjes.

Dua të them edhe atë që kam thënë para tre muajve, pas fitores me Egnatian, që jemi disa zogj të vegjël që po mësojnë të fluturojnë. Patjetër që duhet të jemi modestë, të punojmë shumë dhe të mundohemi çdo ditë të përmirësohemi”, tha Veselinovic.

Next Post

Real Madrid “piketon” një tjetër “xhevahir”, mbrojtësi i Benfica në shënjestrën e “galaktikëve”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.