Mançester Siti ka shkelur gazin në maksimum në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier Ligës fituan me rezultatin 0-4 në fushë e Brajton duke shkuar në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
De Bryjn, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave, ku 3 u shënuan në pjesën e parë, në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori.
Duke qartë që deri në javën e fundit të Premier Ligës gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe Sitit, ndërsa Liverpuli me humbjen në derbi ndaj Evertonit i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.
PANORAMASPORT.AL