La Liga ulin siparin e sezonit 2023-2024 të La Liga-s, me ndeshjen e fundit të javës së 38-të mes Sevijas dhe Barcelonës që u mbyll me rezultatin 1-2. Kjo ishte dhe përballja e fundit e Ksavit nën drejtimin e katalanasve, me trajnerin spanjoll që e mbyll me fitore.
Barcelona kaloi e parë në avantazh me Levandovskin në minutën e 15-të, ndërkohë që vendasit u kundërpërgjigjën me En Nesyrin në minutën e 31-të.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 ndërkohë që golin e fitores e shënoi Fermin Lopez në minutën e 59-të, teksa festën e këtij goli 21-vjeçari e ndau me trajnerin Ksavi.
Kjo ishte fitorja e 26-të e Barcelonës në kampionat. Katalanasit e mbyllën sezonin në vendin e dytë me 10 pikë më pakë se kampionët e Realit.
PANORAMASPORT.AL