Tuesday, 25. August 2026
Sport

VIDEO/ Mançester Junajtid “asfalton” skuadrën e Brojës me Rashford dhe Zirkze, provë force e Çelsit

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e pasdites në Premier Ligë kanë shënuar një fitore të thellë të Mançester Junajtid, që ka mposhtur me shifrat 4-0 Evertonin ku Armando Broja nuk ishte përsëri pjesë e planeve as në stolin e rezervave.

sdfsdffdsfdsfdsdfs

Rashford dhe Zirkze shënuan nga një gol secili në të dy pjesët e ndeshjes, për t’i dhënë një fitore bindëse skuadrës së Amorim e cila sheh pak dritë në fund të tunelit pas disa rezultateve zhgënjyese radhazi.

Ndërkohë, bie në sy edhe fitorja bindëse 3-0 e Çelsit ndaj Aston Vilës, një skuadre me shumë pretendime, teksa blutë e shohin veten gjithnjë e më shumë në grupin e skuadrave pretendente në zonën e Ligës së Kampioneve.

REZULTATET

Çelsi-Aston Vila 3-0
7’ Xhekson, 36’ Enzo Fernandez, 83’ Palmer

Mançester Junajtid-Everton 4-0
34’, 46’ Rashford, 41’, 64’ Zirkze

Goli i parë i Rashford (VIDEO)

Goli i parë i Zirkze (VIDEO)

Goli i dytë i Rashford (VIDEO)

Goli i dytë i Zirkze (VIDEO)

Totenhem-Fullhem 1-1
54’ Xhonson / 67’ Keirnei

sdffdsfdsfsdsfdfsdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

Teilen: